Si të gatuajmë supë me peshk

Si të gatuajmë “Supë me peshk” – Receta gatimi për “Supë me peshk”. Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, e cila ka për bazë peshq të ndryshëm. Për të gatuar supën me peshk veprojmë në këtë mënyrë: Lajmë mirë gjithë peshkun. Sepiet dhe kallamarët i presim në rrathë. Pastrojmë karkalecat. Me anën e majës së një thike të mprehtë, presim të gjithë peshkun në fileto duke pasur kujdes në mënyrë që të heqim të gjitha halat dhe lëkurën. Kockat e peshkut i hedhim në një tenxhere, shtojmë 1 qepë, karotën, dhe një degë selinoje. Hedhim në të 1 litër e gjysmë ujë dhe e lemë të ziejë përreth 40-50 minuta. Më pas e kullojmë mirë me një copë të pastër lëngun e përgatitur. Në një tenxhere të madhe hedhim vaj ulliri dhe një thelpi hudhre. Shtojmë në të frutat e detit ( midhjet, karkalecat dhe xhivallet). I shuajmë me një gotë verë të bardhë dhe i lemë në zjarr derisa të hapen të gjitha frutat e detit. Më pas i qërojmë dhe lëngun e përgatitur e kullojmë mirë. Në një tjetër tenxhere të madhe ku kemi hedhur vaj ulliri skuqim qepen e grirë, hudhrën dhe specin djegës. Shtojmë më pas domatet e qëruara e të prera në copa. Pasi ti kemi përzier mirë shtojmë një gotë verë të bardhë dhe e lemë të ziejë përreth 20 minuta. Më pas filljmë të shtojmë peshkun një nga një. Në fillim shtojmë kallamarët, sepiet e më pas peshqit e tjerë duke filluar nga ata që duhet të zihen më shumë ( peshkun bishtuk ) e më pas gjithë peshqit e tjerë me radhë. Shtojmë pastaj lëngun e përgatitur me frutat e detit dhe lëngun e përgatitur me kockat e peshkut. Hedhim kripën e piperin dhe e mbulojmë me kapak. E lemë të ziejë derisa lëngu të trashet. Në fund shtojmë frutat e detit. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë majdanozin e grirë hollë. Supën e përgatitur e hedhim në pjata, duke e servirur me feta buke të thekura e të lyera me vaj ulliri e hudhër. Së fundmi e shërbejmë supën e ngrohtë.

Përbërësit për supën me peshk

– 1 kg peshk i ndryshëm ( shojzë deti, shkrep, shapkë, peshk kovaç, ngjalë deti, peshk bishtuk)
– 500 gr sepie
– 500 gr kallamarë
– 500 gr karkalec deti
– 2 kg midhje
– 2 kg xhivalle
– 500 gr domate të vogla të freskëta
– 2 degë selinoje
– 2 qepë
– 1 karrotë
– pak vaj ulliri
– pak kripë
– 1 spec djegës
– 3 theplinj hudhre
– pak majdanoz i grirë
– pak piper
– 2 gota verë të bardhë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

supe me peshk

Advertisement

No comments.

Leave a Reply