Si të gatuajmë sheqerpare speciale

Si të gatuajmë “Sheqerpare speciale” – Receta gatimi për “Sheqerpare speciale”. Për të gatuar sheqerpare speciale veprojmë në këtë mënyrë: Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik. Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë. Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.

sheqerpare

Përbërësit për 30 copë:

–    Miell 1 kg
–    Gjalpë të tretur ose Vital 600 gr
–    Sheqer 350-400 gr
–    Vezë 8 të verdha
–    Sodë 3 gr
Për shurupin:
–    Sheqer 1250 gr
–    Ujë 850 gr
–    Pak vanilje
–    Arra 75 gr

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply