Si te gatuajme penne furre me kunguj dhe borzilok

Si te gatuajme “Penne furre me kunguj dhe borzilok ” – Receta gatimi për “Penne furre me kunguj dhe borzilok”. Për të gatuar penne furre me kunguj dhe borzilok veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë pennet në ujë me kripë deri sa të jenë shumë “al dente”. I kullojmë, dhe i vëmë nën ujë të rrjedhshëm që të ftohen plotësisht. I heqim nga uji, i hedhim në një tas të përshtatshëm dhe i ruajmë për më vonë. Skuqim kungujt në 2 lugë gjelle vaj ulliri, në zjarr të mesëm, për rreth 10 minuta. Shtojmë hudhrën, gatuajmë për rreth 2 minuta dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë në tasin e penneve kungujt e skuqur, ¾ e kremit të qumështit, gjysmën e parmigianos dhe kripë. Përziejmë dhe rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. I hedhim pennet në një tepsi dhe i tundim që të shpërndahen në të në mënyrë të njëtrajtëshme. U hedhim sipër pjesën e mbetur të kremit të qumështit. Kalojmë në blender ¾ e borzilokut, djathin e mbetur, bukën dhe farat e pishës. E shpërndajmë këtë përzierie mbi pennet. I pjekim pennet në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta dhe i shërbejmë të garnirura me gjethet e tjera të borzilokut.

penne

Përbërësit:
– 500 gr penne
– 5 kunguj të grirë
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 1 qepë e grirë hollë
– 500 ml krem qumështi
– 30 gr parmigiano
– rreth 150 gr tul buke
– 1 tufë e vogël borzilok
– rreth 50 gr fara pishe të pjekura
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply