Si të gatuajmë kek me caj dhe fruta të thata

Si të gatuajmë “Kek me caj dhe fruta të thata” – Receta gatimi për “Kek me caj dhe fruta të thata”. Vendosim frutat e thata në një tas dhe u hedhim sipër çajin e nxehtë. Mbulojmë tasin dhe e lëmë të rrijë për të paktën 4 orë, ose për tërë natën. Nxehim furrën në 170 gradë. Lyejmë me gjalpë dhe spërkasim shumë mirë më miell një tepsi drejtkëndëshe për kek. Rrahim bashkë gjalpin me sheqerin deri sa të bëhet një përzierie kremoze. Shtojmë vezën dhe përziejmë. Bëjmë të njëjtën gjë dhe me miellin. Në fund shtojmë frutat dhe përziejmë përsëri me kujdes. Hedhim brumin në formën e kekut dhe spërkasim mirë me sheqerin kaf. E pjekim për rreth 1 orë, ose deri sa nëse ngulim një kunjë në qendër të kekut, ajo del jashtë e pastër.

kek me caj dhe fruta te thata

Përbërësit:
– 300 gr fruta të thata (rrush, qershi, kajsi, kumbulla, etj)
– 225 ml çaj I nxehtë
– lëngu dhe lëkura e grirë e një portokalli
– 50 gr gjalpë
– 100 gr sheqer
– 1 vezë
– 225 gr miell që fryhet vetë
– 4 lugë sheqer kaf (në mungesë të tij mund të përdorim sheqer të zakonshëm)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply