Receta gatimi per reçel luleshtrydhe

Si te gatuajme “Reçel luleshtrydhe” – Receta gatimi për “Reçel luleshtrydhe”. Për të gatuar reçel luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Pasi u heqim bishtin dhe i lajmë luleshtrydhet, i fërkojmë me letër kuzhine që t’i thajmë. I përziejmë në një tas me sheqerin dhe i lëmë të rrinë për të paktën 12 orë. Vëmë 1 tas të vogël në ngrirje. Hedhim luleshtrydhet në një tenxhere dhe shtojmë lengun e limonit. E vendosim në zjarr të ulët dhe e përziejmë vazhdimisht. Pasi të jetë tretur plotësisht sheqeri, e ngrejmë zjarrin dhe i japim valë për rreth 7 minuta. Për ta provuar nëse është gati , hedhim pak recel në tasin që kishim në ngrirje, e lëmë të rrijë për rreth 30 sekonda dhe pastaj e shtypim më gisht. Nëse sipërfaqa rrudhoset dhe ngelet gjurma e gishtit, është gati. Nëse reçeli fillon të mbushë hapësirën boshe që lë gjurma e gishtit i japim valë dhe për rreth 2 minuta të tjera dhe e përsërisim testin. Heqim me kujdes me një lugë shkumën që mund të jetë formuar në sipërfaqe. Shtojmë gjalpin, nëse dëshirojmë, dhe e përziejmë deri sa të tretet. E lëmë të rrijë për rreth 15 minuta që të stabilizohet reçeli dhe luleshtrydhet të ngelen të shpërndara në mënyrë të njëtrajtëshme në të. E fusim në vazo të sterilizuara dhe e ruajmë deri në 1 vit në ambient të ftohtë dhe të thatë.

recel luleshtrydhe

Përbërësit:
– 1 kg luleshtrydhe
– 750 gr sheqer
– lëngu i 1 limoni
– rreth 30 gr gjalpë (nëse dëshirojmë)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply