Receta gatimi per patëllxhane të marinuara me djathë dele dhe majdanoz

Si te gatuajme “Patëllxhane të marinuara me djathë dele dhe majdanoz” – Receta gatimi për “Patëllxhane të marinuara me djathë dele dhe majdanoz”. Për të gatuar këtë pjatë veprojmë në këtë mënyrë: Spërkasim patëllxhanët me pak kripë dhe i fërkojmë me vaj ulliri. I pjekim në zgarë deri sa të bëhen nga të dyja anët. I rreshtojmë fetat e patëllxhanit në një pjatancë të përshtatshme. Përziejmë limonin me hudhrën, majdanozin, 5 lugë gjelle vaj ulliri, piper të bluar në moment dhe pak kripë. E lemë të rrijë për rreth 5 minuta dhe spërkasim me këtë përzierie patëllxhanët. Shpërndajmë sipër djathin e thërmuar dhe shërbejmë.

patellxhane te marinuar

Përbërësit:
– patëllxhanë të mëdhenj të prerë në feta me trashësi rreth ½ cm
– vaj ulliri
– lëngu i 1 limoni
– 1 thelpi hudhër e grirë
– 200 gr djathë dele i thërmuar
– gjethet e grira të një tufe majdanozi
– kripë
– piper i bluar në moment (nëse dëshirojmë)

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply