Si te gatuajme supë me spec të kuq, domate dhe tarrator

Si te gatuajme “Supë me spec të kuq, domate dhe tarrator” – Receta gatimi për “Supë me spec të kuq, domate dhe tarrator”. Për të gatuar supë me spec të kuq, domate dhe tarrator veprojmë në këtë mënyrë: Skuqim qepët, karrotat dhe specat në 2 lugë vaj ulliri, në zjarr të mesëm deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtojmë hudhrën bashkë me specin djegës dhe gatuajmë për rreth 1 minutë akoma. Shtojmë domatet, pak kripë dhe lëngun e perimeve. Gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta. Ndërkohë përziejmë mirë kosin me trangullin, gjethet e nenexhikut, pak kripë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. E kalojmë supën në blender duke i shtuar pak ujë të nxehtë nëse është shumë viskoze. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë në tasa duke e garnirur me një lugë tarator në qendër dhe të spërkatur me pak vaj ulliri.

supe

Përbërësit:
– 3 lugë gjelle vaj ulliri + pak për shoqërim
– 2 qepë të grira hollë
– 1 karrotë e grirë hollë
– 3 speca të kuq të prera në copa të çrregullta
– 3 thelpinj hudhër të grira
– 1 spec djegës i grirë
– 400 gr domate konservë
– rreth 800 ml lëng perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 4 lugë gjelle salcë kosi
– rreth 40 gr trangull i grirë
– 3-4 gjethe nenexhiku të grira
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply