Si të gatuajmë supë me patate të ëmbla dhe thierrëza

Si të gatuajmë “Supë me patate të ëmbla dhe thierrëza” – Receta gatimi për “Supë me patate të ëmbla dhe thierrëza”. Për të gatuar supë me patate të ëmbla dhe thierrëza veprojmë në këtë mënyrë: Gatuajmë pluhurin curry në një tigan pa vaj për rreth 2 minuta. Shtojmë vajin e ullirit, bashkë me qepën dhe hudrën. I Skuqim në zjarr të ulët rreth 5 minuta dhe shtojmë, xhinxherin, mollën, ½ të majdanozit. Ndërkohë qërojmë dhe presim patatet në copa të vogla. I shtojmë në tenxhere bashkë më qumështin dhe lëngun e perimeve. E gatuajmë të mbuluar, në zjarr të ulët për rreth 30 minuta. Shtojmë pak kripë dhe e kalojmë në blender. Rregullojmë shijen dhe shërbejmë të spërkatur me gjethet e tjera të majdanozit.

supe

Përbërësit:
– 2 lugë gjelle pluhur curry
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 qepë të grira
– 1 mollë e qëruar dhe e grirë
– 3 thelpinj hudhër të grira
– 20 gr gjethe majdanozi
– rreth 20 gr xhinxhier i grirë
– 800 gr patate të ëmbla
– 1.2 lt lëng i nxehtë perimesh (në mungesë të tij mund të përdorni ujë të nxehtë, por rezultati s’do të jetë i njëjtë)
– 100 gr thierrëza të kuqe
– 300 ml qumësht
– lëngu i 1 limoni jeshil (lime) ose 1 limoni të zakonshëm

Ju bëftë mirë nga Sitegauajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply