Si te gatuajme speca te mbushur – Receta gatimi

si te gatuajme speca te mbushurSi te gatuajme speca te mbushur ne furre me oriz dhe domate dhe me mish te grire. Receta gatimi per speca te mbushur ne furre

Per te pergatitur  speca te mbushur duhen:
1 kg speca, per te mbushur
1 kg qepe
0.5 kg domate
0.5 kg mish te grire
2 filxhana kafeje turke me oriz
1 luge gjelle kripe
piper te zi sipas deshires
nje dore nenexhik (jozme)
nje tufe majdanoz
pak fare rigon
1.5 filxhana kafeje me vaj ulliri

Pergatitja
Ne fillim marim nje tenxhere hedhim vajin dhe skuqim qepet e grira bashke me mishin e grire ne te njejten kohe hedhim kripen dhe piperin e zi.Pastaj cdo 2-3 min e perziejme masen derisa te shkrihen mire qepet, pastaj i hedhim domatet qe i kemi grire ne rende mesatare, e lejme te ziejn derisa masa te shterohet, dhe ne fund fare i hedhim orizin dhe erezat, ne te njejten kohe kemi fikur edhe zjarrin, dmth qe orizi nuk kthen vale . Pastaj marim nje tepsi mesatare (mundesisht te jete alumini) dhe vendosim specat me radhe qe i kemi pastruar nga farat, dhe fillojme ti mbushim 1 nga 1 me masen e pregatitur me pare, mbasi ky proces mbaron siper specave hedhim pak vaj ulliri dhe pak kripe me qellim qe dhe specat te marin shijen e duhur gjate pjekjes, taven e pregatitur e fusim ne furre te piqet me temperaturen 250 grade per rreth 50 min, e nxjerrim taven dhe specat i kthejme me luge te madhe nga ana tjeter (pak me kujdes), dhe i vendosim perseri ne furre per 30 min te tjera.

Advertisement

One Response to “Si te gatuajme speca te mbushur – Receta gatimi”

  1. KADE

    Feb 25. 2013

    PERSHENDETJE

    Reply to this comment

Leave a Reply