Si të gatuajmë qofte me salmon dhe brokoli

Si të gatuajmë “Qofte me salmon dhe brokoli” – Receta gatimi për “Qofte me salmon dhe brokoli”. Ziejmë patatet në ujë me kripë. 3 minuta para se të bëhen shtojmë dhe brokolit. Ndërkohë marinojmë peshkun me pak kripë dhe e gatuajmë në avull. Kullojmë patatet dhe i lëmë që të ftohen dhe të lëshojnë lagështirën e tepërt duke avulluar. Patatet i bëjmë pure, kurse brokolin e presim në copa sa më të vogla që të mundemi. Shkriftojmë me duar salmonin. Hedhim në një tas patatet pure, salmonin, brokolin, lëngun e limonit, koperin, mustardën dhe kripë. Përziejmë mirë. Formojmë 4 qofte të sheshta. I skuqim nga të dyja anët në vajin e lulediellit, në zjarr të mesëm. Shërbejmë me feta limoni dhe sallatë sipas dëshirës.

qofte me salmon dhe brokoli

Përbërësit:
– 500 gr patate të qëruara dhe të prera në copa të mëdha
– 90 gr brokoli
– 250 gr salmon
– lëngu i 1/2 limoni
– 1/3 tufë koper e grirë hollë
– 3 lugë gjelle vaj luledielli
– 1 lugë caji mustardë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply