Si te gatuajme petulla te fshira me gjizë, hudhër dhe najazëm

Si te gatuajme “Petulla të fshira me gjizë, hudhër dhe najazëm ” – Receta gatimi për “Petulla të fshira me gjizë, hudhër dhe najazëm“.  “Petulla të fshira“, kjo recete quhet kështu pasi tigani ku bëhet pjekja lyhet me një beze, të lyer me yndyrë, në mënyrë që të shmanget ngjitja e tyre me tavën dhe tiganin ku gatuhen. Për të gatuar petulla të fshira me gjizë, hudhër dhe najazëm (tradicionale korcare) veprojmë në këtë mënyrë: Trazojmë të gjitha me një rrahëse dore dhe sigurohemi të mos krijohet asnjë topth. Përdorim një tigan të mirë, nga ata që nuk ngjisin, ose nga ata që janë “toidhjo” për krepë. Lyejmë bazën e tiganit me vaj, me anë të një copë bezeje apo copë (prej pambuku) ose me penel silikoni. Hedhim gati një garuzhde me brum dhe rrotullojmë tiganin që masa e lëngshme e brumit të petullave të shkojë në të gjitha anët e tiganit. Në momentin që petulla shkëputet lehtë nga tigani, e kthejmë nga ana tjetër. Vazhdojmë derisa ta mbarojmë të gjithë brumin. Në një tigan tjetër, skuqim rreth 100 gr gjalpë së bashku me 2 thelpinj hudhër të prerë në copa të vogla, hidhet pak kripë dhe gjysëm litër ujë. Pasi të fillojë të ziejë, largohet tigani nga zjarri dhe në të futen petullat e përgatitura më parë duke i lagur plotësisht. Në një tave të vogël të lyer me pak gjalpë vendosim petullat njëra pas tjetrës dhe i ndajmë me djath ose me gjizë. I presim sikur po presim byrek dhe u shtojmë vetëm pak nga lëngu i ujit me gjalpë dhe hudhër. I fusim në furrë të nxehtë vetëm për 10 minuta. Kur i nxjerrim mund ti zbukurojmë me pak najazëm, sic i thonë korcarët dhe pogradecarët, ose nenexhik. E njëjta pjatë mund të bëhet me recel ose me mjaltë dhe sigurisht, evitohet hudhra.

petulla korcare

Perberesit:
– 500 gr miell
– 2 kokrra vezë të mëdha
– 1 gotë qumësht
– 100 gr gjalpë lope
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply