Si të gatuajmë “Panna cotta light me recel qershie”

Si të gatuajmë “Panna cotta light me recel qershie” – Receta gatimi për “Panna cotta light me recel qershie”. Në një enë hedhim 1 gotë qumësht të ftohtë dhe mbi të shtojmë pluhurin e xhelatinës . E përziejmë mirë derisa qumështi dhe xhelatina të bëhen një masë kompakte. Pjesën tjetër të qumështit e ngrohim, shtojmë sheqerin, 1 lugë vanilje lëng dhe në fund shtojmë masën e xhelatinës dhe e trazojmë derisa të jenë përzier mirë të gjithë përbërësit . Mënyra më e lehtë është ta hedhim masën në një tepsi pirex e ta vendosim në frigorifer (jo ngrirje )për të paktën 2-3 ore . Pasi të ngrijë prihet e serviret sipas dëshirës me liko të ndryshme ose me salcë luleshtrydhe , moka , karamel etj .
Keshilla plus:
1) Nëse dëshironi mund ta formoni në format e vogla që përdoren për cream caramel ose në formën e kekut.
2) Për një variacion më kremoz zëvëndvsoni 1 ose 2 gota qumësht me panna light.
3) Për një salcë moka të shpejtë : hidhni në tigan 1 filxhan caji sheqer e lagni pak me ujë dhe shtoni 1 luge limon në zjarr të ngadaltë . Kur të fillojë të karameloset shtoni një lugë neskafe të tretur në 1lugë ujë. Lëreni të marrë një valë dhe salca moka është gati.

panna cotta me recel qershie

Përbërësit:
– 4 gota qumësht.
– Fleta xhelatine ose 28-30 gr (1 paketë) xhelatine pluhur
– 3/4 gotës sheqer
– Pak vanilje lëng

Advertisement

No comments.

Leave a Reply