Si të gatuajmë kek të shkrifët karrote

Si të gatuajmë “Kek të shkrifët karrote” – Receta gatimi për “Kek të shkrifët karrote“. Nxehim furrën në 160 gradë. Lyejmë me gjalp dhe spërkasim shumë mirë me miell një tepsi katrore me brinjë rreth 20 cm. në një tas përziejmë vezët me sheqerin dhe vajin. Shtojmë lëkurën e portokallit, rrushin e thatë, dhe karrotat. Përziejmë përsëri. Në një tas tjetër përziejmë mirë miellin, me sodën dhe erëzat. I hedhim duke i kaluar në një site, në tasin e vezëve. I përziejmë me kujdes deri sa të arrijmë një përzierie homogjene. Hedhim përzierien në tepsi dhe pjekim për 40-45 minuta. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet për rreth 10 minuta. Heqim kekun me kujdes nga tepsia dhe e lëmë të ftohet mbi një zgarë. Në një tas të vogël rrahim fort elementët e dekorit. Përzieria duhet të arrijë viskozitetin e kremit të qumështit. Vendosim kekun në një pjatancë shërbimi dhe e spërkasim me përzierien e dekorit. E presim në feta dhe e shërbejmë.

kek i shkrifet karrote

Përbërësit:
– 175 sheqer kaf, pse në mungesë të tij 150 gr sheqer I zakonshëm
– 170 ml vaj luledielli
– 3 vezë të rrahura lehtë
– 140 gr karrota të grira
– 100 gr rrush të thatë
– lëkura e grirë e 1 portokalle
– 1 lugë caji sodë buke
– 170 gr miell që fryhet vetë
– 1 lugë caji kanellë e grirë
– ½ lugë caji arrë moskat e grirë

Për dekor:
– 175 gr sheqer pluhur
– 2 lugë gjelle lëng portokalli

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply