Si te gatuajme Gjel Deti te Mbushur – Receta gatimi

si te gatuajme gjel deti te mbushurSi te gatuajme Gjel Deti te Mbushur – Receta gatimit per gjel deti te mbushur – Si pergatitet gjeli i detit i mbushur.

Gjel Deti i Mbushur:

Perbersit
1 gjel deti gati 6 kg
1 pule rreth 1.5 kg
300 gr bukë e thekur e shkërmoqur ose e prerë në formë kubash
150 gr gjalpë i freskët
6 gjethe sherebelë(të freskëta nëse mundeni)
2 speca qepë mesatare
2 kërcej selino
1 qepë e vogël
1 karrotë
1 lugë gjelle rigon
Piper i bluar në moment
Kripë

Përgatitja:
Pastroni qepën e vogël dhe karroten dhe po ashtu dhe pulën e vogël dhe një kërcell selino. Vendosini të gjitha në një enë me ujë të bollshëm dhe lërini të zjejnë për gati 50 min.

Merrni gjelin e detit, pastroheni mir nga të përbrëndëshmet dhe lëreni në ujë të ftohtë për 30 min. Mëpas thajeni mirë me një letër kuzhine. Në momentin kur pula të jetë zier, në një tigan me bazë të gjerë hidhni gjalpin, dy qepët e grira, selinonë e mbetur dhe specat e copëtuar.

Pasi të kenë filluar të kaurdisen shtoni rreth 250 ml nga lëngu i pulës, gjethet e sherebelës, rigonin, piper të bluar në çast dhe kripë. Nërkohe që i lini të gatuhen përreth 8-10 minuta, ngrohni furrën e ventiluar në temperaturën 180 gradë C.

Ndërkohë, në një tavë hidhni buëen e thekur dhe përzjejeni mirë me atëçka gatuat mëparë dhe futini në furrë për 15 min.

Më pas pastroni mishin e pulës nga kockat, pritini në copa të vogla dhe shtojani mases së tavës që futet në furrë duke e lënë në të për 30 min të tjera. Shkrini pak gjalpë dhe shtoni kripë dhe piper dhe me anë të një peneli lyheni lëkurën dhe barkun e gjelit.

Nxirrni nga furra tavën dhe me përbërjen e saj mbushni barkun e gjelit. Mbyllini ekstremet me kruajtëse dhëmbësh apo qepini me spango. Lidhini këmbët e gjelit me nj-tj dhe mbulojini me letër alumini që të mos digjen gjatë pjekjes.

Futeni gjelin në furrë dhe lëreni 30 min në temp 180 gr dhe mepas uleni temperaturën në 160 dhe duke e lënë të piqet për gati 3 ore.

Lyheni me penel me gjalpë heraherës. Gjeli mund të mbushet dhe mbe geshtenja, mollë dhe 20 gr pinoli/stika pishe,zemra dhe melçitë e gjelit etj. Kjo varion nga zona në zonë.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply