Receta gatimi per byreke të mbushur me mish

Si te gatuajme “Byrekë të mbushur me mish” – Receta gatimi për “Byrekë të mbushur me mish“. Për të gatuar byrekë të mbushur me mish veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere hedhim pak vaj dhe skuqim qepën, shtojmë mishin dhe kanellën (mund të shtojmë piper të zi e pak kripë). E skuqim mirë mishin deri sa ta pijë të gjithë ujin. E lëmë në zjarr të ngadaltë, shtojmë  domaten e grirë dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Pasi është pirë i gjithë uji, e heqim tenxheren në anë dhe shtojmë djathin e grirë. Hapim një petë e presim në shirita të hollë dhe i lyejmë me një penel me gjalpë, në çdo shirit vendosim pak nga mbushja me mish, i mbyllim mirë nga fillimi për të mos dalë mbushja dhe i rrotullojmë në formërolli, i vendosim në një tepsi me letër për të mos u ngjitur. I pjekim në 170 gradë deri sa të jenë skuqur mirë sipër.

byrek me mish

Përbërësit:
– 500gr mish i grirë viçi,
– pak vaj
– 1 qepë e thatë
– 1 domate e grirë
– pak kanellë
– djathë i grirë
– petë të gatshme të holla
– gjalpë ose vaj për lyerjen e petëve

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply