Si të gatuajmë “Byrek role me mish dhe djathëra”

Si të gatuajmë “Byrek role me mish dhe djathëra”. Për të gatuar byrekun bëjmë përgatitjen në këtë mënyrë: Në një tenxhere skuqim qepët dhe mishin e ndarë në copa të vogla. Shtojmë rigonin, karrotat, domaten, kripën, piperin, dhe e lemë mishin të ziejë derisa të zbutet.Pasi të jetë ftohur, shtojmë majdanozin, djathin e bardhë dhe djathin kaçkavall. Në një sipërfaqe të pastër e të pudrosur me pak miell, shtrojmë 4 petë, duke i lyer një e nga një me gjalpë. Vendosim mbushje në dy pjesët anësore. Rrotullojmë njërin cep të petës deri në mes, në formë roleje, përsërisim të njëjtën gjë me cepin tjetër derisa të takohen. Po kështu veprojmë edhe me 4 petat e tjera. Vendosim roletë e përgatitura në një tepsi të lyer me gjalpë, e fusim në furrë dhe e pjekim në 180 gradë për 30 min. I lemë të ftohen, i presim dhe i shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Byrek role me mish dhe djathëra

Përbërësit:

– 8 petë byreku të gatshme
– 600 gr. mish qengji
– 1 qepë të prerë hollë
– 3 lugë vaj ulliri
– ½ lugë rigon
– 2 karota të prera hollë
– 1 domate të prerë hollë (pa lëng dhe farëza)
– 1 lugë majdanoz të prerë hollë
– 200 gr. djathë të bardhë
– 1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
– 3 lugë gjalpë e kripë e piper

Advertisement

No comments.

Leave a Reply