Si te gatuajme burger vegjetarian

Si te gatuajme “Burger vegjetarian” – Receta gatimi për “Burger vegjetarian”. Për të gatuar Burger vegjetarian veprojmë në këtë mënyrë: Kalojmё nё blender qiqrat me lёkurёn dhe lёngun e limonit, kummel-in, majdanosin, vezёn dhe pak kripё. I hedhim pastaj nё njё tas dhe i pёrziemё me 80 gr bukё tё thёrmuar dhe qepёt e grira. Formojmё me duar 4 qofte petashuqe tё cilat i mbulojmё me pjesёn tjetёr tё bukёs sё thёrmuar. I fusim nё frigorifer qё tё ftohen pёr tё paktёn 10 minuta. I nxjerrim nga frigoriferi dhe i skuqim nё zjarr tё mesёm pёr rreth 4 minuta nga secila anё. Presim bukёn nё mes horizontalisht. Vendosim mbi njёrёn gjysёm 1 fetё domate, sipёr saj qoften me qiqra dhe mbi tё disa feta qepe dhe trangulli. E spёrkasim me salcё sipas preferencёs dhe shёrbejmё.burger vegjetarian

Pёrbёrёsit:
– 400 gr qiqra tё ziera (qiqrat konservё e bёjnё shumё mirё punёn)
– lёkura e grirё e 1 limoni dhe lёngu i gjysmёs sё tij
– 1 lugё çaji kummel i grirё
– 1 vezё
– 100 gr bukё e thёrmuar
– 1 qepё e kuqe, gjysma e grirё dhe gjysma e prerё nё feta
– 1 lugё gjelle vaj ulliri
– bukё pёr hamburger
– 1 domate e prerё nё feta
– 1 trangull i prerё nё feta
– ketchup, mustardё ose salcё tjetёr sipas preferencёs
– kripё

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply