Si të gatuajmë biskota me copa cokollate

Si të gatuajmë “Biskota me copa cokollate” – Receta gatimi për “Biskota me copa cokollate”. Lyejmë dy tepsi me gjalpë dhe i spërkasim me miell. Rrahim gjalpin bashkë me sheqerin deri sa të formojnë një shkumë të lehtë. Shtojmë pak vanilie dhe vezën, të cilën e kemi rrahur më parë. Shtojmë miellin, sodën dhe kripën. Përziejmë më kujdes. Në fund shtojmë copat e çokollatës dhe përziejmë edhe një herë. Marrim nga pak brum me një lugë gjelle dhe shtrojmë në rrathë të vegjël në tepsi. Rrathët e brumit s’duhet të jenë shumë afër me njëri tjetrin. Pjekim në 170 gradë për 8-10 minuta.

biskota me cokollate

Përbërësit:

– 150 gr gjalp i kripur në temperaturë ambienti
– 150 gr sheqer
– Pak vanilie
– 1 vezë e madhe
– 230 miell
– ½ lugë caji sodë buke
– ¼ lugë caji kripë
– 200 gr cokollatë e thyer në copa të vogla

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply