Si të gatuajmë antipastë me salmon, finok dhe limon të ëmbël

Si të gatuajmë “Antipastë me salmon, finok dhe limon të ëmbël” – Receta gatimi për “Antipastë me salmon, finok dhe limon të ëmbël“. Shpërndajmë fetat e salmonit të tymosur ne 4 pjata. Në një tas përziejmë finokun dhe qepën me lëngun e limonit të ëmbël, uthullën, vajin e ullirit dhe pak kripë. Grijmë në moment pak piper të zi. Përziejmë me kujdes. Rregullojmë shijen po të jetë nevoja. Ndajmë mbi fetat e salmonit sallatën që sapo përgatitëm dhe shërbejmë.

antipaste me salmonPërbërësit:
– 140 gr salmon i tymosur
– 1 finok i pastruar mirë dhe i prerë në feta sa më të holla që të mundeni
– 1 qepë e kuqe e prerë në feta të holla
– lëngu i 1 limoni të ëmbël (ose ndryshe limon jeshil – lime. Mund ta gjeni në supermarkete të mira ose te tregu i sheshit Avni Rustemi)
– 2 lugë çaji uthull e bardhë
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– kripë
– piper i zi, i bluar në moment

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply