Receta gatimi per tortë me çokollatë dhe qershi

Si te gatuajme “Tortë me çokollatë dhe qershi” – Receta gatimi për “Tortë me çokollatë dhe qershi”. Për të gatuar tortë me çokollatë dhe qershi veprojmë në këtë mënyrë: Lyejmë me gjalpë dhe spërkasim me miell dy tepsi me diametër 20 cm. Grijmë trashë 2/3 e çokollatës së qumështit dhe presim pjesën tjetër në copa të mëdha. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe sheqerin. Shtojmë gjalpin, vezët dhe qumështin. Përziejmë mirë dhe pastaj e rrahim me një lugë druri deri sa të kemi një brum të lehtë. Shtojmë çokollatën dhe bananen e shtypur. E ndajmë brumin në dy tepsitë. I tundim lehtë tepsitë që të shpërndahet brumi në mënyrë të njëtrajtshme dhe i pjekim në furrë në 160 gradë për rreth 30 minuta. I heqim nga furra, i lëmë të ftohen për rreth 5 minuta, i nzjerrim nga tepsia dhe i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti për rreth 1 orë. Shkrijmë çokollatën e bardhë në banjo mari dhe e lëmë të rrijë në temperaturë ambienti për rreth 5 minuta. Zhysim qershitë (gjysmat e tyre) një nga një në të dhe i vendosim në një tepsi të mbuluar me letër alumini të lyer me vaj misri. I lemë të ftohet që të mpikset çokollata. Përziejmë me kujdes pjesën e mbetur të çokollatës së bardhë me kremin e qumështit. E ndajmë këtë përzierie në gjysëm. Ndajmë në gjysëm qershitë e tjera dhe u heqim bërdhamat. I përziejmë me njërën gjysëm të kremit. Shtrojmë kremin me qershi në njërën petë keku dhe e mbulojmë me petën tjetër. Shtrojmë sipër tij pjesën tjetër të kremit dhe e dekorojmë me qershitë e zhytura në çokollatë.

torte me qershi

Përbërësit:
– 150 gr çokollatë qumështi
– 175 gr miell që fryhet vetë
– 1 lugë çaji pluhur pjekës (baking powder)
– 140 gr sheqer
– 140 gr gjalpë me pak kripë, në temperaturë dhome
– 3 vezë të mëdha, të rrahura lehtë
– 3 lugë gjelle qumësht
– 1 banane e mesme e shtypur
– 200 gr çokollatë e bardhë
– 400 gr qershi
– 150 ml krem qumështi i rrahur

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply