Receta gatimi per spaghetti me sardele

Si te gatuajme “Spaghetti me sardele” – Receta gatimi për “Spaghetti me sardele”. Për të gatuar spaghetti me sardele veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë spaghetti-t në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. Ndërkohë skuqim hudhrën në vaj për rreth 1 minutë. Shtojmë specat djegës, domatet dhe sardelet. I gatuajmë duke përzierë dhe copëtuar sardelet me një lugë druri. Pas 2-3 minutave shtojmë ullinjtë dhe caperin. Kullojmë spaghetti-t duke ruajtur pak nga uji ku zienë dhe i hedhim bashkë me të në tigan. Ngremë zjarrin në maksimum dhe gatuajmë duke përzierë derisa salca të arrijë viskozitetin e dëshiruar. Rregullojmë shijen për kripë, shtojmë majdanozin, përziejmë dhe një herë dhe shërbejmë.

spaghetti me sardele

Përbërësit:
– 400 gr spaghetti
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 thelpinj hudhër të grira
– 1 majë lugë çaji spec djegës
– 250 gr domate konservë të copëtuara
– 2 konserva sardele në salcë domate
– 100 gr ullinj pa bërthamë
– 1 lugë gjelle capperi të kulluara
– rreth 2 lugë gjelle majdanos i grirë
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply