Receta gatimi per sallatë me pjeshkë dhe gorgonzola

Si te gatuajme “Sallatë me pjeshkë dhe gorgonzola” – Receta gatimi për “Sallatë me pjeshkë dhe gorgonzola”. Për të gatuar sallatë me pjeshkë dhe gorgonzola veprojmë në këtë mënyrë: Thekim fetat e bukës dhe i spërkasim me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Përziejmë mirë vajin e ngelur me mjaltin, lëngun e limonit dhe pak kripë. Përziejmë me kujdes në një tas materialet e sallatës, i spërkasim me salcën që përgatitëm dhe i shërbejmë menjëherë.

sallate

Përbërësit:
– rreth 300 gr bukë fshati e prerë ne feta
– 2 lugë gjelle vaj ulliri
– lëngu i 1 limoni
– 1 lugë gjelle mjaltë
– rreth 150 gr gjethe të freskëta të përziera (sallatë jeshile, spinaq, rukolë, etj – sipas dëshirës)
– 4 pjeshka të prera secila në 8 copa
– 140 gr gorgonzola
– 100 gr mashurka shumë të njoma të ziera
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply