Receta gatimi per patate të mbushura me salmon

Si te gatuajme “Patate të mbushura me salmon” – Receta gatimi për “Patate të mbushura me salmon”. Për të gatuar patate të mbushura me salmon veprojmë në këtë mënyrë: I lajmë mirë patatet dhe i pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 40 minuta. pasi të ftohen i presim në gjysëm dhe u heqim qendrën. I thërmojmë me një pirun copat e hequra të patates dhe i përziejmë me salmonin, qepët e egra, qepët e njoma, kremin e qumështit, horseradish, lëngun e limonit dhe pak kripë. I lyejmë me vaj ulliri gjysmat e zbrazura të patateve dhe i kthejmë përsëri në furrë për rreth 5 minuta që të bëhen pak krokante. I mbushim me përzierien e salmonit, i mbulojmë me letrën e aluminit dhe i kthejmë përsëri në furrë për rreth 5 minuta të tjera. I shërbejmë të garnirura me pak qepë të egra dhe lëkurë të grirë limoni.

patate me salmon

Përbërësit:
– 8 patate të vogla
– rreth 150 gr salmon i tymosur
– 1 lugë gjelle qepë të egra të grira (në mungesë të tyre përdorim qepë të njoma)
– 3 qepë të njoma të grira
– 5 lugë gjelle krem qumështi
– 1 lugë çaji lëng limoni
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
– 2 lugë gjelle horseradish e grirë (një lloj rrënje si karrotë, por e bardhë, pikante. Nëse dëshirojmë, mund ta zëvendësojmë me mustardë Dijon-i)
– kripë
– lëkura e grirë e 1 limoni

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply