Receta gatimi per panna cotta me luleshtrydhe

Si te gatuajme “Panna cotta me luleshtrydhe” – Receta gatimi për “Panna cotta me luleshtrydhe”. Për të gatuar panna cotta me luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Hedhim në një tenxhere kremin e qumështit, qumështin dhe gjysmën e estragonit. I japim valë dhe e gatuajmë në zjarr shumë të ulët për rreth 10 minuta. Ndërkohë zbusim fletët e zhelatinës në ujë shumë të ftohtë. Hedhim sheqerin te kremi i qumështit dhe e përziejmë deri sa të tretet ai. E kalojmë lëngun në sitë dhe tresim në të fletët e zhelatinës, pasi ti kemi kulluar ato. Mbushim me këtë lëng forma për panna cotta, të cilat pasi t’i lëmë për rreth 1 orë në temperaturë ambienti i fusim në frigorifer për të paktën 5 orë. Kalojmë gjysmat e luleshtrydheve në blendër me ¼ e estragonit dhe 25 gr sheqer. Grijmë hollë pjesën tjetër të estragonit dhe e shtojmë te luleshtrydhet pure bashkë me luleshtrydhet e tjera të prera në copa. Për t’i shërbyer fusim në ujë të ngrohtë për rreth 2 sekonda format me panna cotta dhe i kthejmë përmbys në pjatën ku do të shërbehen. I tundim lehtë deri sa të dalë kremi i mpiksur dhe i shoqërojmë me salcën e luleshtrydheve.

panna cotta

Përbërësit:
– 450 ml krem qumështi
– 40 ml qumësht
– 20 gr estragon i freskët (në mungesë të tij mund të përdorim estragon të tharë. Mund ta zëvendësojmë me nenexhik ose borzilok, por mund ta bëjmë dhe pa erëza)
– 4 fleta zhelatinë
– 100 gr sheqer
– 450 gr luleshtrydhe
– 25 gr sheqer

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply