Receta gatimi per orecchiete me brokoli, spec djegës dhe limon

Si te gatuajme “Orecchiete me brokoli, spec djegës dhe limon ” – Receta gatimi për “Orecchiete me brokoli, spec djegës dhe limon”. Për të gatuar orecchiete me brokoli, spec djegës dhe limon veprojmë në këtë mënyrë: Ziejmë orecchiettet (makarona, të cilësuara kështu në italisht) në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. 3 minuta para se të jenë gati shtojmë brokolin. Nëse orecchiettet janë të freskëta i hedhim për të zierë në të njëjtën kohë. I kullojmë dhe ruajmë pak nga uji i zeries. Ndërkohë skuqim në gjalpë, në zjarr të mesëm hudhrën dhe specin djegës për rreth 1 minutë. Shtojmë orecchietet bashkë me brokolin, lëkurën dhe lëngun e limonit, dhe pak nga uji që ruajtëm. Ngremë zjarrin në maksimum dhe i gatuajmë duke i përzier deri sa të shterojë pothuajse plotësisht uji. Rregullojmë shijen për kripë dhe i shërbejmë të shoqëruara me parmigiano.

orecchiete me brokoli

Përbërësit:
– 1 brokoli i madh i ndarë në copa të vogla
– 400 gr orecchiete
– 3 thelpinj hudhër të grira
– 40 gr gjalpë
– 1 spec i kuq i grirë hollë
– lëkura e grirë dhe lëngu i ½ limoni
– parmigiano i grirë ose i prerë në feta të holla
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply