Receta gatimi per makarona me kunguj dhe pana

Si te gatuajme “Makarona me kunguj dhe pana” – Receta gatimi për “Makarona me kunguj dhe pana”. Për të gatuar makarona me kunguj dhe pana veprojmë në këtë mënyrë: Lajmë kungujt nën ujë të rrjedhshëm, i pastrojmë dhe i presim në kubikë ose në rrathë pa i qëruar (lëkura e kungujve, përvecse i jep një shije akoma më të mirë pjatës, shërben edhe që tuli të mos shpërbëhet gjatë gatimit). Në një tigan, kavërdisim në pak vaj ulliri thelpinjtë e hudhrës të prera hollë, shtojmë kungujt e prerë, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët me kapak, në këtë mënyrë ato do të gatuhen në avullin e tyre dhe do të zbuten. Ndërkohë, ziejmë makaronat në ujë me kripë mbi bazën e kohës së treguar në konfeksion. Kur kungujt të jenë zbutur, shtojmë panën dhe i përziejmë akoma dhe për pak minuta derisa salca të trashet. I shtojmë gjysmën e djathit parmixhano të grirë, shtojmë makaronat tashmë të kulluara dhe i përziejmë shumë mirë. Në momentin e servirjes i spërkasim me pak djath parmixhano të grirë dhe i shërbejmë të ngrohta.

penne con zucchini

Përbërësit:
– 400 gr makarona të shkurtra (penne)
– 200 ml pana kuzhine
– 2 kunguj mesatarë
– 2 thelpinj hudhër
– djath parmixhano të grirë
– pak vaj ulliri
– kripë
– piper

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply