Receta gatimi per jeshillëqe me hudhër dhe limon

Si te gatuajme “Jeshillëqe me hudhër dhe limon” – Receta gatimi për “Jeshillëqe me hudhër dhe limon”. Për të gatuar këtë mix sallate veprojmë në këtë mënyrë: Mbushim një tenxhere me ujë, i shtojmë kripë dhe i japim valë. Hedhim në të brokolin dhe e gatuajmë për rreth 3 minuta pasi të marrë përsëri valë uji. Heqim brokolin nga tenxherja dhe e kalojmë në një enë me ujë të ftohtë. Hedhim në tenxherë gjethet e freskëta dhe i lëmë të gatuhen për jo më shumë se 1 minutë. I kullojmë dhe i kalojmë dhe ato në një enë me ujë të ftohtë. Skuqim hudhrën në gjalpë për rreth 30 sekonda. Shtojmë brokolin, gjethet e gatuara, lëkurën e lëngun e limonit. I përziejmë mbi zjarr të fortë deri sa të nxehen plotësisht perimet, rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.

sallata

Përbërësit:
– 50 gr gjalpë
– 2 thelpinj hudhër të grira
– lëkura e grirë dhe lëngu i 1 limoni
– 400 gr gjethe jeshile (spinaq, lëpjeta, labotë, etj)
– 400 gr brokoli
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply