Receta gatimi per fileto toni me perime

Si te gatuajme “Filetë toni me perime” – Receta gatimi për “Filetë toni me perime”. Për të gatuar filetë toni me perime veprojmë në këtë mënyrë: Marinojmë filetat e tonit me kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudër dhe gjethet e 1 dege trumëz. I hedhim perimet në një tepsi, i spërkasim me kripë, spec djegës, 1 lugë gjelle vaji ulliri, i përziejmë dhe i pjekim në 200 gradë për rreth 20 minuta ose deri sa të bëhen patatet. Skuqim hudhrën për 20 sekonda në vaj ulliri, shtojmë domatet dhe gjethet e tjera të trumëzës, dhe gatuajmë për rreth 5 minuta. Rregullojmë shijen për kripë. Nxehim zgarën ose një tigan dhe gatuajmë filetat e tonit në zjarr të fortë për rreth 1 minutë nga secila anë. I shërbejmë pastaj ato me perimet e pjekura dhe salcën e domates.

tonno con verdure

Përbërësit:
– 4 fileta toni
– 3 lugë gjelle vaj ulliri
– 3 thelpinj hudhër të grira
– 3-4 degë trumëz
– 500 gr patate te reja të qëruara dhe të prera në feta me trashësi rreth 1 cm
– 2 speca të kuq të prera në copa
– 1 qepë e kuqe e prerë ne 8 copa
– 1 spec djegës i grirë
– 400 gr domate konservë të copëtuara
– kripë

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply