Receta gatimi per cheesecake personalë me luleshtrydhe

Si te gatuajme “Cheesecake personalë me luleshtrydhe” – Receta gatimi për “Cheesecake personalë me luleshtrydhe”. Për të gatuar cheesecake personalë me luleshtrydhe veprojmë në këtë mënyrë: Thërmojmë biskotat dhe i ndajmë n ë 4 gota. Përziejmë djathin me kosin, sheqerin dhe vanilien. E hedhim këtë krem sipër biskotave të thërmuara. Përziejmë recelin me lugë që të lëngëzohet. Hedhim luleshtrydhet në të dhe përziejmë me kujdes. I shpërndajmë dhe luleshtrydhet në gota dhe shërbejmë.

cheese cake

Përbërësit:
– 85 gr biskota (një përzierie e biskotave petit beurre me amareti do të ishte ieale)
– 200 gr ricotta, Philadelphia, ose mascarpone
– 200 gr kos i kulluar
– 4 lugë gjelle sheqer, ose 80 gr mjaltë
– pak pluhur vanilie
– 2 lugë gjelle recel luleshtrydhe
– 100 gr luleshtrydhe të prera në 4 copa

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply