Receta gatimi per byrek me presh dhe qumësht

Si te gatuajme “Byrek me presh dhe qumësht” – Receta gatimi për “Byrek me presh dhe qumësht”. Për të gatuar byrek me presh dhe qumësht veprojmë në këtë mënyrë: Përgatisim si fillim mbushjen me presh të cilën do ta lemë të ftohet gjatë kohës që do të hapim petët e byrekut. Lajmë dhe qërojmë preshin, e presim në rrota jo shumë të holla dhe e kavërdisim bashkë me vajin e ullirit në zjarr mesatar me kapak të mbyllur duke e përzier herë pas herë. E lemë në këtë mënyrë derisa të zbutet plotësisht (për rreth 15 minuta), më pas shtojmë qumështin dhe e lemë edhe për 10 minuta të tjera derisa të avullojë uji i tepërt. E heqim nga zjarri, shtojmë një vezë të rrahur, kripë, piper. E përziejmë mirë dhe e lemë të ftohet. Ndërkohë përgatisim brumin e byrekut. Në tavolinën e punës hedhim miellin të cilit i hapim një gropë në mes ku shtojmë ujin dhe pak kripë. E përziejmë mirë derisa të formohet një brum i fortë të cilin e punojmë me dorë për rreth 10 minuta. Pas kësaj, e vendosim në një vend larg korenteve të ajrit të mbuluar me një pecetë të pastër për 20-30 minuta. Hapim petët një nga një në tavolinën e spërkatur me pak miell dhe i shtrojmë në tavën e lyer me pak vaj. Byrekun e formojmë duke shtruar gjysmën e petëve, më pas hedhim mbushjen dhe e mbulojmë më gjysmën tjetër të petëve. Spërkasim sipërfaqen me pak vaj, i mbështjellim anët e byrekut nga brenda dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta, apo derisa të ketë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. E shërbejmë të prerë në feta me një gotë kos.

byrek me presh e spinaq

Përbërësit:

– 1/2kg miell
– 300 ml ujë
– kripë
– piper i kuq
– 1 kg presh
– 200 ml qumësht
– 1 vezë
– vaj ulliri

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Advertisement

No comments.

Leave a Reply