Si te gatuajme Patatas bravas – Receta gatimi

Si te gatuajme Patatas bravas – Receta gatimi Patatas bravas – Kuzhine spanjolle.

Patatas bravas jane nje pjate tradicionale e kuzhines Spanjolle, te sherbyera me shume si aperitiv, apo sic quhen ne spanjisht tapas, shoqeruar shpesh here me nje gote vere te kuqe.

Perberesit per 6 persona

  • 5-6 patate mesatare
  • 3 domate mesatare
  • 1 qepe mesatare
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 spec djeges te kuq
  • lengun e gjysme limoni
  • kripe
  • vaj ulliri

Lajme dhe pastrojme patatet, i presim ne kubik pak a shume me forme te rregullt dhe i skuqim ne vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte (nevojiten rreth 15 minuta). I heqim nga zjarri dhe i vendosim mbi nje leter kuzhine ne menyre qe te thithi vajin e tepert.

Ne te njejtin tigan kaverdisim lehte qepen dhe hudhren te grira holle (ose te kaluar ne mikser), specin e kuq djeges te ndare ne copa te vogla te cilit ia kemi hequr farat dhe domatet e prera ne kubik te vegjel dhe i leme te marrin shije per rreth 10 minuta.

Se fundi, shtojme patatet, lengun e limonit, pak kripe dhe i perziejme te gjitha shume mire ne zjarr te forte derisa salca te trashet dhe patatet te vishen me kete salce.

I sherbejme ne nje pjate te ceket, duke vendosur disa kunja dhembesh siper. Nje tjeter menyre eshte qe salcen ta vendosim ne nje tas te vogel dhe patatet e skuqura prane tyre; ne kete menyre gjithesecili i lyen sipas deshires.

Advertisement

No comments.

Leave a Reply